Flash News

KRYESORE

Tahiri për kandidatin e LSI: Nuk është zakon i shqiptarit të të fusë zarf në xhep, të të korruptojë

Tahiri për kandidatin e LSI: Nuk është zakon i shqiptarit të

Nga Kashari, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri i është referuar rastit të zarfit të Viktor Tushaj në Lezhë, në banesën e një aktivisti të dhunuar.

 Sipas Tahirit, shqiptari e ka zakon respektin. por jo korruptimin’ “Nuk është zakon i shqiptarti të të fusë zarf në xhep, nuk është zakon i shqiptarit të të korruptojë”. Gjovalin Gjini është një prej përkrahësve të LSI­së në Lezhë që u dhunua dy net më parë. Me herët, Tahiri publikoi ne Facebook videon ku kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf.

Ndërsa Tahiri shkruajti në profilin e tij në Facebook “Shih e shkruaj thote populli, se sado te shkruash kur sheh keshtu skenash, cdo fjale eshte e tepert...” duke lënë të kuptohet se zarfi mund të ketë qenë me para. Ky rast mori edhe vëmendjen e Metës, i cili e vizitoi personalisht.

Ishte pikërisht në këtë takim, ku Meta bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit. Gjatë fundit të këtij takimi, në një moment kur po zbresin shkallët, ish­kryetari i Bashkisë njëkohësisht kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf

Të fundit