Flash News

KRYESORE

“Tahiri përdori 20 mln euro për të blerë zgjedhjet”, Spiropali i drejtohet Alibeajt: Mos më flisni për bisedën e atyre horrave!

“Tahiri përdori 20 mln euro për të blerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ku po diskutohej në lidhje me rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Gjatë diskitimeve, Alibeaj theksoi se në raportin e publikuar nga europianët dolën të dhëna se Saimir Tahiri përdori 20 mln euro për të blerë zgjedhje.

I menjëhërshëm ishte reagimi i deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e cila itha Alibejt që të mos i fliste për bisedën e atyre horrave, dike iu referuar “Dosjes Habilaj”, ku thuhet se përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: “Sot kemi një sistem gjyqësor të kapur. Duhet të kesh lexuar një raport të nxjerrë nga europianët të cilët thonë se 20% të shqiptarëve u është vjedhur votave. Kjo nuk është meritë e madhe. E me çfarë parash i bletë? Me paratë e kanabisit, me paratë e drogës. Po nga këta europianë të dolën të dhëna që një ish-kolegu juaj, ju mund ta quani edhe koleg, përdorte 20 mln euro për të blerë zgjedhjet”

Spiropali: “E ke fjalën për bisedën e atyre horrave? Në përgjim?”

Alibeaj: “Atyre horrave që i keni në grup parlamentar dhe sesi do e zgjidhni ju kjo është puna juaj”

Të fundit