Flash News

KRYESORE

Tahiri reagon për arrestimin e Habilajt, merret me Lulzim Bashën dhe nuk mban premtimin për ‘faljen publike’

Tahiri reagon për arrestimin e Habilajt, merret me Lulzim Bashën dhe

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas publikimit të lajmit se kushëriri i tij, Moisi Habilaj, është arrestuar në Itali në kuadër të një operacioni që goditi një grup kriminal.

Tahiri është marrë gjatë në statusin e tij të shkurtër me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërkohë që nuk ka mbajtur premtimin për të kërkuar ‘falje publike’ nëse vërtetohej se personat që u kishte shitur makinën, kanë lidhje me krimin.

“Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat ndaj meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot. Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.

Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL. Per kedo, pa dallim e pa përjashtim”, shprehet Tahiri.

Lidhur me akuzat e opozitës, reagoi edhe zëdhënësja e PS, Elisa Spiropali, e cila e përjashtoi Tahirin si përgjegjësi të ‘qeverisë së re’.

 

Të fundit