Flash News

KRYESORE

Tahiri rikthehet në emisionin që e ‘shpëtoi’ nga arrestimi: Kam ende gjëra për të thënë

Tahiri rikthehet në emisionin që e ‘shpëtoi’ nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” përballë Blendi Fevziut dhe një paneli gazetarësh.

Nuk dihet se çfarë të rejash do të thotë Tahiri, pasi ai ezauroi pothuajse gjithçka që kishte për të thënë në konferencën e sotme në ambientet e hotel ‘Rogner’.

Nderkohe, ishte pikërisht dritjarja e 'Opinionit', e cila vitin e kaluar më datë 19/10/2017, i shërbeu Tahirit për të dërguar disa mesazhe të koduara ndaj kryeministrit Rama dhe zyrtarëve të tjerë, të cilat ndikuan që procesi të ndryshonte katërcipërisht.

“Do vijë dhe dita ime që të merrem me ...” dhe “nuk keni parë gjë akoma”, ishin shprehjet e Tahirit, të cilat u komentuan gjërësisht si shantazhe ndaj kryeministrit Rama për ta 'shpëtuar' nga arrestimi.

Të fundit