Flash News

KRYESORE

Tahiri siguron fitoren e parë, Gjykata i kthen pasaportën; i lirë të largohet nga Shqipëria

Tahiri siguron fitoren e parë, Gjykata i kthen pasaportën; i lirë

Pas një seance prej 90 minutash, Gjykata e Apelit ka vendosur të shfuqizojë vendimin për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit. Ish-ministrit të Brendshëm iu bllokua tre javë më parë pasaporta, pas vendimit të parë të Gjykatës, i cili u shfuqizua sot.

Tashmë, Tahiri është i lirë të largohet nga Shqipëria, ndonëse ndaj tij vijojnë hetimet për përfshirje të mundshme në trafikun e kanabisit drejt Italisë.

Prokuroria nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i saj, deklaroi Maks Haxhia, avokat i Tahirit, por ishte Gjykata që rivlerësoi vendimin. Sipas avokatit, bllokimi i pasaportës ishte i padrejtë dhe i pabazuar.

Të fundit