Flash News

KRYESORE

Tahiri takim me Habilajn në Ministrinë e Brendshme? Sekuestrohet libri i hyrje-daljeve

Tahiri takim me Habilajn në Ministrinë e Brendshme? Sekuestrohet libri

Hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme, pasi dyshohtet se Saimir Tahiri është takuar me Florian Habilaj brenda ambienteve të këtij institucioni.

Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë shkas nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh.

 Prokurorët e krimeve të Rënda ngrejnë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Saimir Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme, dhe për pasojë për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë në një dokument që disponon “Shqiptarja.com” thuhet se Habilajt kanë bashkëpunuar ngushte dhe me grupin e Taulant Haxhirajt dhe Renato Avdulajt, grup i cili tashmë është dërguar për gjykim.

Të fundit