Flash News

KRYESORE

Tahiri tani i papunë; pasi të shprehet Gjykata, mund t’i rikthehet profesionit të tij...drejtësisë

Tahiri tani i papunë; pasi të shprehet Gjykata, mund t’i

Ditën e djeshme, Saimir Tahiri njoftoi zyrtarish largimin nga politika, duke iu kthyer jetës si një njeri i lire dhe pa impenjime në funksione shtetërore. Megjithatë, pyetja që lind natyrshëm është se me çfarë do të merret tani ish-ministri i Brendshëm i “Qeverisë Rama 1”, nëse hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe më pas gjykata nuk provojnë implikimin e tij në trafikimin e lëndëve narkotike më “Grupin e Habilajve”.

Varianti i parë është që ai ti përkushtohet fushës së drejtësisë, pasi është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës në Fakulteti i Drejtësisë, ndërsa pastaj përfundoi studimet Master për të Drejtë Publike pranë Departamentit të së Drejtës Publike. Në CV e tij, shkruhet se Tahiri ka mbrojtur edhe Gradën Doktor Shkencash, në fushën e së Drejtës Parlamentare në Shqipëri.

Varianti i dytë është që Tahiri të punojë me babain e tij, Bashkimin, i cili ka një farmaci pranë zonës së 21 dhjetorit, Ky i fundit, kujtohet edhe për faktin se më 10 shkurt 2015, iu vendos tritol në farmacinë e tij, kur Saimiri ishte në detyrën e Ministrit të Brendshëm.

“Unë nuk dua të komentoj rreth kësaj ngjarje, ja kam lënë në dorë drejtësisë. Kur të mbaroj punë drejtësia, atëherë do të flas unë. Dyshoj se tritoli në farmaci është vendosur për shkak të detyrës që kryen im bir”, pati deklaruar në atë kohë Bashkim Tahiri.

Varianti i tretë është që ai ti përkushtohet pasioneve të tij; eksplorimit të natyrës, ngjitjes së maleve dhe xhirove me makina sportive.

 

Të fundit