Flash News

KRYESORE

 "Tahiri u bë ‘kurban’ pas presionit në Berlin", vjen reagimi i parë i Edi Ramës

 "Tahiri u bë ‘kurban’ pas presionit në

Menjëherë pas vendimit të Saimir Tahirit për të dorëzuar mandatin e deputetit, reagoi PD në sallën e kuvendit, duke e cilësuar këtë si një përgjigje pas presionit që Ramës iu bë në Berlin, me kusht çeljen e negociatave.

Ishte kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, ai i cili në foltoren e parlamentit deklaroi se Tahiri u bë ‘kurban’, pak ditë pas vizitës së Ramës në Berlin, të cilit sipas Spahos i vunë kusht “kokën” e Saimir Tahirit për çeljen e negociatave në qershor nga Gjermania.

Menjëherë pas Spahos ka kërkuar fjalën kryeministri Edi Rama, i cili i është përgjigjur deputetit të PD, lidhur me “presionin që Gjermania i ka bërë me “kokën” e Tahirit.

“Profesori thotë se paska thënë Gjermania se pa u fut në burg Tahirin nuk ka të ardhme për Shqipërinë. Pjesa e  vetme e diskutimit në komisionin e Bundestagut për të shpjeguar lidhur me Shqipërinë ishte pjesa ku gjermanisht unë dëgjova ato që kemi dëgjuar këtu shqip 4 vjet, kur ndeshet me baltën e eksportuar nga Tirana. Këta janë baba i rrenës. E vërteta është që në asnjë rast, një vend anëtar i peshës së Gjermanisë s’mund të jetë një burim budallaqesh. KE nuk bazohet mbi fjalët dhe llafet, por gjykon objektivisht çfarë u bë e çfarë nuk u bë”, u shpreh Rama, ndërsa gjysma e sallës ishte boshatisur, pasi deputetët e PD bojkotuan seancën.

Të fundit