Flash News

KRYESORE

Tahiri i ‘vodhi’ shprehjen Ramës, deputeti socialist tregon në u mërzit kryeministri

Tahiri i ‘vodhi’ shprehjen Ramës, deputeti socialist tregon

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ftuar në studion e lajmeve në News24, teksa foli për akuzat ndaj Tahirit, tha se nuk pati asnjë provë të shfaqur nga Prokuroria që ta shpallte atë fajtor.

I pyetur në studio nëse kryeministri Edi Rama do të jetë mërzitur pasi Tahiri “i vodhi” shprehjen “S’keni parë gjë akoma”, Bledi Çuçi tha se nëse Tahiri tregon se nuk ka aspak lidhje me krimin atëherë askush s’ka pse të mërzitet për asgjë.

“Ne jemi për drejtësinë, Tahiri ta provojë që nuk është i përfshirë dhe të gjithë janë në rregull,” tha Çuçi.

Ish-ministri i Brendshëm, e ka përdorur ditët e fundit frazën që përdor Rama shpeshherë, që “s’kemi parë gjë akoma”.

 

Të fundit