Flash News

KRYESORE

Tahiri, Xhafaj e Balla, ‘hallet’ që e kanë detyruar Ramën t’u flasë deputetëve me kamerën ndezur

Tahiri, Xhafaj e Balla, ‘hallet’ që e kanë detyruar

Partia Socialiste e mbledh grupin e saj parlamentar çdo të hënë, ku jepen udhëzimet për deputetët sa i takon qëndrimeve që duhet të mbajnë për çështjet që shqyrtohen gjatë javës në Kuvend.

Në këto mbledhje, jo rregullisht, merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në pjesën më të madhe të tyre, mbledhjet zhvillohen pa praninë e kamerave ndërsa lajmet që publikohen në media se çfarë diskutohet në këto mbledhje janë me pikatore.

Por janë të paktën tre raste kur çështjet e trajtuara e kanë detyruar Ramën që t’ju flas deputetëve në mbledhjen e grupit me kamerën ndezur duke e transmetuar në rrjetin social Facebook.

Bëhet fjalë për rastin ‘Tahiri’, ‘Xhafaj’ dhe së fundmi ‘Balla’, ndërsa fjalimet e Ramës i kalojnë 30 minuta.

‘A është i pafajsëhm Saimir Tahiri?’ ishte kryefjala e fjalimit që Rama mbajti para deputetëve në kulmin e vëmengjes së çështjes ‘Tahiri’ dhe ku njoftoi përjashtimin e këtij të fundit nga partia.

Pak muaj më vonë, Rama e ndezi sërish kamerën e para deputetëve, këtë herë për t’ju thënë se audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt nuk është i vërtetë. Ndërkohë që sot, një pjesë e fjalimit të tij shkoi për çështjen e Taulant Ballës.

Por nuk është rastësi fakti që Rama ka zgjedhur që këto mbledhje t’i bëjë publike pasi ishte koha kur deputetët e PS-së u shmangeshin mediave, pasi nuk kishin përgjigje sa herë që pyeteshin për Tahirin, audio përgjimin Xhafaj dhe së fundmi rastin Balla.

Dhe siç e ka traditë mbledhja e grupit parlamentar, prej andej jepen udhëzimet për qëndrimet që duhen mbajtur.

 

Të fundit