Flash News

KRYESORE

Takaj ironizon Safet Gjicin: Ose merru me sport, ose me politikë!

Takaj ironizon Safet Gjicin: Ose merru me sport, ose me politikë!

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, që në zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidat për deputet, ka deklaruar se Skënderbeut ju hoq me të drejtë titulli kampion. Dhe, në një situatë të tillë, nuk ka vonuar kundërpërgjigja e presidentit Takaj. “Nuk e di pse Gjici është duke i ngatërruar gjërat dhe nuk po mban një qëndrim?!

 Kërkon të përziejë sportin me politikën, por janë dy gjëra shumë të ndryshme. Prandaj i them që të mbajë vetëm një drejtim: Ose të merret me sport, ose me politikë.

Gjici e di shumë mirë se kush është Skënderbeu. Nëse ka diçka për të thënë, la ta thotë hapur dhe ta marrim vesh të gjithë. Mendoj se ndoshta është ende në eufori nga fushata elektorale.

 Bën mirë të mendojë për ekipin e tij dhe për ndeshjen që ka përpara, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme si për të edhe për futbollin shqiptar”, ishte përgjigjja e Takajt.

Ky reagim i Takajt ka ardhur në një kohë kur gjithçka duket se është gati për ndeshjen e kthimit të turit të parë të Europa Ligës. 

Të fundit