Flash News

KRYESORE

Takim me Gent Cakajn, ministrja austriake: E shijova shumë

Takim me Gent Cakajn, ministrja austriake: E shijova shumë

Pasioni i Gent Cakajt për leximin ka arritur të depërtojë në një prej kancelarive më të rëndësishme të Evropës, në Vjenë, duke mahnitur Karin Kneissl, ministre e Jashtme e Austrisë. Në takimin e zhvilluar sot, Cakaj dhe Kneissl kanë gjetur kohë për të diskutuar edhe mbi novelistin austriak, Stefan Zweig, bisedë të cilën ministrja thotë se e ka shijuar shumë.

“Mirë se vjen në Vjenë, ministër i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj! E shijova shumë bisedën tonë mbi novelistët evropianë, siç është Stefan Zweig. Europa juglindore është me rëndësi gjeostrategjike për BE-në dhe një pjesë përbërëse e Europës. Ne nuk duhet të lëmë një vakum atje”, shkruan ministrja Kneissl.

Pasioni i Cakajt për librat u paraqit nga kryeministri Edi Rama si një arsye më shumë për ta emëruar në postin e ministrit të Jashtëm.

Të fundit