Flash News

KRYESORE

Takim me Gjiknurin, Bylykbashin dhe më pas Vasilin; Kush është përfaqësuesi i SHBA-së që po bën përpjekjet e fundit për 'Zgjedhoren'?

Takim me Gjiknurin, Bylykbashin dhe më pas Vasilin; Kush është

Pas më shumë se një ore bisedimesh me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, takimit përfaqësuesin e SHBA-s iu bashkua edhe Petrit Vasili. Kështu mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore u ndërpre për pak kohë. Mirëpo, kush është përfaqësuesi i SHBA, i cili përmes diskutimeve po bën përpjekjet e fundit, duke “nxitur” palët të arrijnë një konpromis?  Kjo detyrë i është caktuar Ian Craëford, shef i seksionit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-së.

Kujtojmë se, sot është afati i fundit që iu është dhënë palëve mazhorancë-opozitë për të arritur në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. SHBA-BE kanë këmbëngulur që PS-PD/LSI dhe opozita e re ta mbyllin këtë reformë brenda afatit që e përcaktuan vetë, edhe pse diçka e tillë duket e vështirë.

SHBA luan një rol të rëndësishëm si në Reformën Zgjedhore, por edhe në atë të Drejtësisë. Përveç investimit nga ana monetare, ajo që vihet re janë edhe udhëzimet e dhëna për të zbutur presionin mes palëve, normalizimin e situatës politike në vend dhe mbarëvajtjen e reformave.

Të fundit