Flash News

KRYESORE

Takim mes Izraelit dhe vendeve arabe, bisedime për luftën me Iranin

Takim mes Izraelit dhe vendeve arabe, bisedime për luftën me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli dhe një koalicion i vendeve arabe janë në bisedime  për të avancuar në interesin e përbashkët të luftës me Iranin.

Për ‘Jerusalem Post’, Netanyahu u shpreh se do të  marrë pjesë në një takim me 60 ministra të Jashtëm të dërguar nga vendet që janë kundër Iranit.

“Ajo që është e rëndësishme për këtë takim, dhe që nuk është një sekret, është fakti që ky është një takim i hapur me përfaqësuesit e vendeve kryesore arabe që janë ulur së bashku me Izraelin, për të çuar përpara interesin e luftës me Iranin”, u shpreh kryeministri.

 

Të fundit