Flash News

KRYESORE

Takim mes Ramës dhe Kryemadhit, Vasili: Nuk ka pasur, nuk ka, dhe nuk do të ketë

Takim mes Ramës dhe Kryemadhit, Vasili: Nuk ka pasur, nuk ka, dhe nuk do

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka mohuar që të jetë zhvilluar një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe Monika Kryemadhit.

“Nuk ka pasur, nuk ka, dhe nuk do të ketë asnjë takim të zonjës Kryemadhi me kryeministrin e vendit. Zonja Kryemadhi ka pohuar dhe ka vendosur një standard, të cilin unë e përshëndes shumë fort, edhe si pjesëtar i politikës, transparencën absolute në takimet politike. Takimet transparente politike, të cilat janë një standard që ajo ka vendosur, është forma e cila u jep përgjigje të gjitha çështjeve, dhe përsa i takon pozicionimit, orientimit dhe luftës sonë, LSI dhe sigurisht bashkë me LSI-në Monika Kryemadhi që e udhëheq LSI-në, janë të vendosur shumë qartë në opozitë”, deklaroi Vasili në një dalje për mediat.

Të fundit