Flash News

KRYESORE

Takim nën sanksione, Cavusoglu Pompeos: Kërcënimet amerikane nuk do të funksionojnë

Takim nën sanksione, Cavusoglu Pompeos: Kërcënimet amerikane nuk

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu konfirmoi për homologun amerikan, Mike Pompeo se kërcënimet dhe sanksionet nuk do të funksionojnë me Turqinë, pas vendosjes së sanksioneve amerikane kundër Ankarasë për çështjen e ndalimit të një pastori amerikan.

“E kemi thënë që në fillim se gjuha kërcënuese dhe sanksionet nuk do të kenë asnjë rezultat. Po e përsërisim dhe sot”, deklaroi Cavusoglu për shtypin pas takimi me Pompeon.

“Turqia kërkon të zgjidhë problemet me diplomaci dhe dialog, me mirëkuptim të përbashkët dhe marrëveshje”, shtoi ai.

Takimi mes Pompeos dhe Cavusoglusë u zhvilluan në kuadër të një forumi rajonal në Singapor, pasi Uashingtoni kishte vendosur sanksione kundër dy ministrave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, qeveria e të cilit ka kërcënuar me marrjen e masave reciproke.

SHBA-ja kërkon lirimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson, vendosur në arrest shtëpie në Turqi pas një viti e gjysmë burg për terrorizëm dhe spiunazh.

Të fundit