Flash News

KRYESORE

“Takim sekret në spitalin privat të Tiranës”, Berisha: Çfarë kompromisesh bëri treshja në fshehtësi

“Takim sekret në spitalin privat të Tiranës”,

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa foli për dorëzimin e mandatit të Tahirit, në një deklaratë për gazetarët, ka treguar se në një spital privat të Tiranës është bërë një takim tresh, ku sipas tij janë bërë kompromise për kullat.

“Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokainizimit, heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit gjersa Edi Rama qëndron e flet në Parlament.  Dorëzimi i mandatit sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk bëri dot Parlamenti e bëri Saimir Trafiku. Në vend që një Parlament të ketë forën për të hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmërua se është bërë në një spital privat të Tiranës. Në takimin tresh, janë bërë dhe premtime për kulla, i treti ishte lal plehu... e ka amrrë vesh gjithë Shqipëria”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Më tej Berisha u shpreh se lënia e mandatit nga Tahiri është një lloj fitoreje, por që vetëm me largimin e Ramës ndryshojnë gjërat.

“Kjo është në një farë mënyre një fitore e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të Parlamentit dhe gjithë shoqërisë. Por, asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që  po flet tani në parlament, që mashtron dhe vetëm mashtron, udhëton si faqe e zezë në Europë dhe i bojkotojnë darkat si të ishte përfaqësuesi i Kim Jong-un dhe jo i Shqipërisë”.

Të fundit