Flash News

KRYESORE

Takimi ballë për ballë me ‘armikun’ Saimir Tahiri, rrëfehet Stresi: Më tha ‘hë mo’...

Takimi ballë për ballë me ‘armikun’ Saimir Tahiri,

Një muaj më parë, reperi Stresi u takua rastësisht me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në korridoret e televizionit Klan, teksa të dy ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Stresi ka treguar gjithmonë se nuk ka patur ndonjëherë pëlqim ndaj tij, pasi është arrestuar disa herë nga policia gjatë kohës kur Tahiri ishte ministër, ndërsa nuk kanë munguar deklaratat fyese të reperit ndaj ish-deputetit socialist.

I ftuar në emisionin “Fun Day” në INTv me moderatore Fatma Methasani, ai tregoi se vetem u pershendetën.

“Ngriti syzet dhe më tha: "Hë mo, mirë?, iu ktheva dhe i thashë: ‘Mirë, faleminderit’, shprehet Stresi.

Sakaq, këngëtari pohoi se ka dëgjuar se Tahiri është në arrest shtëpie. "Gjithësecili duhet të gjykohet për gabimet që bën", përfundoi ai.

Video/ Saimir Tahiri dhe ‘Stresi’ përballen në korridoret e Tv Klan; si reagojnë dy “ish-armiqtë”

Deklaratën e Stresit e gjeni duke filluar nga minuta 18:00:

https://www.youtube.com/watch?v=8TsC6GnAwgs

Të fundit