Flash News

KRYESORE

Takimi Basha- Meta, vjen reagimi nga PS: Lulzim, ndërroje atë dreq pllake, po të ikën edhe qershori 2021

Takimi Basha- Meta, vjen reagimi nga PS: Lulzim, ndërroje atë dreq

Pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me presidentit Ilir Meta, vjen reagimi i parë nga mazhoranca.

Është Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ajo e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale ironizon takimin e kreut të opozitës me presidentin.

“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021”, shkruan Spiropali me ironi.

Pas takimit me Metën dhe me aleatët, në një prononcim për gazetarët, Basha tha se është diskutuar për 13 tetorin, si një mundësi e mirë për zgjidhjen e krizës politike në vend, si dhe mbi hapat e mëtejshmë të aksionit opozitar, kryesisht në aspektin ekonomik.

Të fundit