Flash News

KRYESORE

Takimi i Bashës me kryetarët e degëve. Deputeti kundër ish-drejtorëve: Gjëja e vetme që bëri kryetarja e AMA, gjobiti Shijak TV

Takimi i Bashës me kryetarët e degëve. Deputeti kundër

Deputeti i Lushnjës, njëkohësisht kryetar i degës së PD në atë qytet, Mylsim Murrizi ka qenë i ashpër me anëtarët e kryesisë gjatë takimit të kryetarëve të degëve me Bashën. Ai, i thanë Politiko.al burime në PD, ka kritikuar drejtpërdrejt dhe me emra dy ish-drejtorë të PD të kohës së qeverisë 'Berisha', Avenir Pekën dhe Endira Bushatin. 'Flasim sot se si humbëm vota dhe se si PD nuk u qëndroi afër të persekutuarve dhe ish-pronarëve etj. Dhe këtë llogari na e kërkon në Kryesi vetë ai që ka qenë drejtor i Kthimit të Pronave", ka thënë Murrizi për Avenir Pekën. Ai ka përmendur edhe ish-drejtoreshën e AMA, Endira Bushati, e cila sipas tij, aktin e parë që bëri në krye të institucioni ishte gjoba për Shijak TV, të vetmin televzion që ka qenë gjatë gjithë kohës me të djathtën.

Të fundit