Flash News

KRYESORE

Takimi “bërryl më bërryl” me Metën, Thaçi zbardh detaje nga takimi në Presidencë: Dy çështjet që u diskutuan

Takimi “bërryl më bërryl” me Metën, Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar takimin e zhvilluar me Metën ditën e sotme në Presidencë, duke hedhur dritë mbi çështjet e diskutuara. Mesa duket rikthimi i jetës në normalitet në të dy vendet pas situatës me COVID-in dhe dialogu Kosovë-Serbi kanë qenë kryefjala e takimit të sotëm.

“Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona. Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona.

Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore”, shkruan Thaçi duke shtuar se dy vendet vijojnë krahë njëra- tjetrës, të pandara rrugën e integrimit euroatlantik.

Të fundit