Flash News

KRYESORE

Takimi Bushati-Kotzias në Korçë/ Në dy ditë nga tre flitet vetëm për interesat greke, PS i “rrëmben” PDIU-së kauzën “çame”

Takimi Bushati-Kotzias në Korçë/ Në dy ditë nga tre

Pas takimit në Kretë mes delegacioneve shqiptare dhe greke, për të diskutuar çështjet e mbartura mes dy shtetve në 75 vitet e fundit, sot në Korçë ka nisur edhe raundi i dytë i bisedimeve.

Duke qenë se bisedimet diplomatike zakonisht janë hermetike, deri në njoftimin zyrtar të arritjeve të tyre, televizioni i majtë TV Report, që pretendon se ka arritur të zbulojë disa burime të axhendës mes dy ministrave Bushati dhe Kotzias, “padashje” vë në dukje se në fakt axhenda e bisedimeve është e kryesuar nga interesat greke.

Në fakt, sipas Tv Report në Korçë, është rënë dakord që dita e parë e bisedimeve të nisë me çështje greke siç janë ato për pronat e kishës ortodokse, e kryesuar nga kombasi grek Anastasios Janullatos.

Edhe gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit, duke bërë që faktikisht në dy ditët e para të flitet  vetëm për interesat greke në Shqipëri.

Mësohet se pala shqiptare do të mjaftohet të kërkojë heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë, duke u përpjekur kështu që t’i rrëmbejë këtë kauzë politike PDIU-së.

Të fundit