Flash News

KRYESORE

Takimi Bushati-Zaev: Shqiptarët në Maqedoni të votojnë PRO referendumit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Maqedoni për një vizitë zyrtare në këtë moment të rëndësishëm për ecurinë euro-atlantike të fqinjit tonë. Bushati e nisi vizitën e tij me një takim me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Biseda u përqendrua tek zhvillimet më të fundit në Maqedoni dhe rajon si dhe tek sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Sipas Ministrit Bushati, çelësi i vetëm për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO është vota PRO Marrëvëshjes së Prespës në Referendumin e datës 30 shtator.

“Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t’i thonë “PO” Marrëveshjes në Referendum. Po ashtu, është mision jetik i të gjithë spektrit politik shqiptar të shfaqë unitet për të mobilizuar votën masive shqiptare më datë 30 shtator”, nënvizoi  Ministri Bushati.

Të fundit