Flash News

KRYESORE

Takimi Gjonaj-Cantone, kreu i Antikorrupsionit: Marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kreun italian të Antikorrupsionit Raffaele Cantone ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e dytë mes dy vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Patëm një bashkëbisedim të frytshëm për të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve në të ardhmen. Me zotin Cantone arritëm një bashkëpunim të parë, fillimi i eksperiencës së stafit shqiptar në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh ministrja Gjonaj duke shtuar se e rëndësishme është të zhvillojmë sa më shumë metotologjinë e luftës kundër korrupsionit.

Ndërsa Cantone, i pyetur nga gazetarët, u shpreh se Shqipëria po bën shumë nga pikëpamja e masave organizative.

“Ne mund t’i japim një mbështetje Shqipërisë për forcimin e këtyre kompetencave. Për t’i bërë të mundur Shqipërisë të zbatojë një politikë antikorrupsion. Besoj se shumë shpejt do të kemi një marrëveshje për të realizuar bashkëpunimin për të cilin folëm më herët”, u shpreh Cantone.

Ndërsa ministrja Gjonaj shtoi më tej se kjo marrëveshje do të ketë shtrirje dhe në sistemin e gjykatave.

 

Të fundit