Flash News

KRYESORE

Takimi i 12 qershorit, Trump: Kim ka vetëm një shans

Takimi i 12 qershorit, Trump: Kim ka vetëm një shans

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se takimi i tij me Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor është “një mundësi e vetme” për udhëheqësin koreano-verior kur të ulen të diskutojnë për programin e Phenianit për armët bërthamore.

Trump u shpreh para gazetarëve se do ta kuptojë menjëherë nëse zoti Kim është i angazhuar seriozisht për zgjidhje. “Do ta di brenda minutës së parë. E kam këtë aftësi”, tha Trump.

Presidenti amerikan ka shprehur optimizëm për të ardhmen e Koresë së Veriut. “Mendojmë se Koreja e Veriut do të bëhet një vend i jashtëzakonshëm brenda një periudhe të shkurtër,” tha ai.

 

 

Të fundit