Flash News

KRYESORE

"Takimi i 27 qershorit në Washington", Muhaxhiri: Kosova dhe Serbia drejt një marrëveshje historike

"Takimi i 27 qershorit në Washington", Muhaxhiri: Kosova dhe

Analisti Artan Muhaxhiri ka folur përsa i përket takimit midis Kosovës dhe Serbisë në Washington, në 27 qershor, dhe rinisjen e dialogut mes palëve. Në një intervistë për News 24, Muhaxhiri është shprehur tepër optimist për takimin, duke theksuar se me ndërhyrjen amerikane vendet janë duke ecur me hapa galopantë drejt kapërcimit të ngërçit politik, dhe arritjen e një marrëveshje historike.

Muhaxhiri thekson se ka pakënaqësi nga Brukseli për takimin në Washington. Ai i është drejtuar me nota të ashpra palës evropiane teksa thekson se ata e kanë humbur këtë të drejtë morale pas arritjeve të pakëta që kanë bërë këto 9 vite.

“Iniciativa amerikane për dinamizmin në etapën e fundit ka ardhur pas një ngecje me bisedimet me Brukselin. Të ndodhur në këtë qorrsokak ka ardhur ftesa amerikane për një takim mes palëve në Washington në 27 qershor e cila është pranuar si nga Kosova edhe nga Serbia.

Pritet një marrëveshje e madhe, një marrëveshje historike sepse ekziston iniciativa e palëve kosovare-serbe dhe asaj amerikane. Ka pakënaqësi nga Brukseli për këtë takim, por ai e ka humbur të drejtën morale pasi ka arritur pak në këto 9 vjet. Tani jemi duke ecur me hapa galopant, presim për një marrëveshje më në fund mes palëve”, ka theksuar Muhaxhiri.

Të fundit