Flash News

KRYESORE

Takimi i Bashës me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Ruli: Ftesa ndaj meje si kritik i lidershipit tregon hapje të PD

Takimi i Bashës me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit

Genc Ruli, ish themelues i PD, por edhe një nga kritikët e lidershipit të PD vitet e fundit ka folur për mediat pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha dhe 5 anëtarët e Komisionit të Velrësimit të Kandidatëve për deputetë në 2021-shin.

Sipas Rulit, ky është një komision që vepron mbi elementët e besimit, ndërsa ftesa ndaj tij si një nga kritikët e PD të drejtuar nga Basha tregon hapje të partisë më të madhe opozitare në vend.

“Është një komision që vepron mbi elementët e besimit që duhet të ketë gjithë anëtarësia dhe besimi reciprok ndaj njëri tjetrit. Janë gjenerata të ndryshme që nga themeluesit deri tek nivelet më të larta dhe prurje më të reja. Pavarësisht ndryshimeve, e përbashkët është cilësia për të qenë gjákftohtë gjatë eksperiencës, por më e rëndësishmja, aftësia për të ruajtur mendimin e tyre”, tha Ruli.

I pyetur se nëse ky proces mund të rikthejë zërat kritikë të PD, ai tha se “mendoj se ky proces është deklaruar nga lidershipi i PD, është politikë e hapjes. Unë vetë 3 vjet më parë kam patur qëndrime kritike ndaj Bashës pasi i gjykoja ndryshe si do ishin zhvilluar proceset, por kjo ftesë që më bënë mua është shenjë e pjekurisë dhe mendje hapjes së PD”.

Keni ndryshuar ju apo PD? U pyet sërish Ruli, i cili tha se “Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim”.

Të fundit