Flash News

KRYESORE

Takimi i Bashës në Durrës, reagon Rama: Rrezikon jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha me banorë të Kënetës në Durrës.

Në këtë takim, kryedemokrati shfaqet i rrethuar me njerëz pjesëmarrës në takim, duke mos ruajtur distancën mes njëri-tjetrit për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi covid-19.

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!”, shkruan Rama në një postim në twitter.

Të fundit