Flash News

KRYESORE

Takimi i Ben Blushit me gjykatësin. Reagon Sali Berisha: Kësaj i thonë kapje!

Takimi i Ben Blushit me gjykatësin. Reagon Sali Berisha: Kësaj i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të disa fotove ku shihet Ben Blushi teksa takohet dhe bisedon me gjykatësin Ardian Dvoranin. Berisha e lidh këtë takim me gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë për pronësinë e ‘Top Channel’.

Duke publikuar lajmin e ‘Hashtag’, deputeti demokrat thotë se takimi Blushi-Dvorani është i gabuar dhe në një vend shumë të gabuar.

“Kësaj i thonë kapje! Njëtakim i gabuar në një kohë të gabuar! Jam absolutisht neutral në këtë aferë midis partnerësh, që bashkë dhe të ndarë e përdorën topin e tyre si megafonin e Ramës kundër meje dhe PD. Por ky takim është një takim shumë i gabuar në një vend shumë të gabuar”, shkruan Berisha.

Më 25 maj, Ardian Dvorani ka zëvendësuar në procesin gjyqësor të Top Channel, gjykatësin Medi Beci, i cili ka dhënë dorëheqjen. Prania e Dvoranit në seancë është kundërshtuar nga pala përballë Vjollca Hoxhës, pasi pretendojnë se ai nuk është zgjedhur në proces të rregullt për zëvendësuar kolegun e tij.

Të fundit