Flash News

KRYESORE

Takimi i gazetares së DW me Cakajn në Berlin: Mjafton potenciali për t’u emëruar Ministër i Jashtëm?

Kandidati i propozuar për rolin e Ministrint të Jashtëm, Gent Cakaj ka qenë në qëndër të vëmendjes për shkak të informacioneve të pakta për të. Një ndër të paktët persona që ka pasur një takim me 28-vjeçarin është gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka.

Në një postim në ‘Facebook’, Shuku shkruan se Cakaj iu duk premtues, por shtron pyetjen nëse mjafton potenciali për të merituar postin e dytë më të rëndësishëm në qeveri.

E kam takuar Gent Cakajn në kuadër të një konference në Berlin dhe ç'është e vërteta m'u duk shumë premtues. Por shtroj pyetjen se a mjafton potenciali shumë premtues për të merituar postin e dytë për nga rëndësia në qeveri? Dhe aq më tepër kur ky emër po e thellon edhe më keq krizën institucionale në vend.

A nuk ka qenë aftësia dakorduese ndërmjet organizatave politike dhe institucionale një nga dëshirat më të mëdha të partnerëve evropianë për të vazhduar procesin e integrimit? Por gjykoj se jo vetëm partnerët e huaj, por edhe populli e pret këtë aftësi. Së paku kur në pyetje nuk janë parimet dhe vlerat orientuese, por një emër”, shkruan Anila Shuka.

Cakaj u refuzua nga Presidenti Meta, pasi nuk ishte figurë bindëse në një kohë që në këtë pozicion është vetë-propozuar kryeministri Rama.

Të fundit