Flash News

KRYESORE

Takimi i ministres Balluku me ambasadoren Kim: Promovim dhe bashkëpunim për çështje strategjike

Takimi i ministres Balluku me ambasadoren Kim: Promovim dhe bashkëpunim
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka pritur sot në një takim ambasadoren e re të SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Në takimin me ambasadoren e re, ministrja Balluku është shprehur se do të vijojë  bashkëpunimin e ngushtë për çështjet strategjike të sektorëve jetikë: Me kënaqësi prita në MIE ambasadoren e re të 🇺🇸SHBA, Znj. Yuri Kim. Krijimi dhe promovimi i oportuniteteve për investitorët amerikanë, përmes proceseve transparente dhe të vendosura në kuadër të qartë ligjor, bashkëpunimi i ngushtë për çështjet strategjike të sektorëve jetikë, që MIE mbulon, si dhe partneriteti thelbësor me SHBA për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe faktorizimin e Shqipërisë përmes infrastrukturës kritike në nivel rajonal, ishin temat kryesore të këtij takimi të parë, mjaft të frytshëm. Jam besimplotë se në të ardhmen Ambasadorja Kim do të japë mbështetje të rëndësishme për politikat prioritare të zhvillimit, jo vetëm në infrastrukturë dhe energji por dhe në fushat inovative si teknologjia dhe siguria kibernetike. Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka realizuar edhe takime me ministrat e tjerë dhe me kreun e qeverisë po ashtu, Edi Ramën.
 
View this post on Instagram
 

Me kënaqësi prita në MIE ambasadoren e re të 🇺🇸SHBA, Znj. Yuri Kim. Krijimi dhe promovimi i oportuniteteve për investitorët amerikanë, përmes proceseve transparente dhe të vendosura në kuadër të qartë ligjor, bashkëpunimi i ngushtë për çështjet strategjike të sektorëve jetikë, që MIE mbulon, si dhe partneriteti thelbësor me SHBA për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe faktorizimin e Shqipërisë përmes infrastrukturës kritike në nivel rajonal, ishin temat kryesore të këtij takimi të parë, mjaft të frutshëm. Jam besimplotë se në të ardhmen Ambasadorja Kim do të japë mbështetje të rëndësishme për politikat prioritare të zhvillimit, jo vetëm në infrastrukturë dhe energji por dhe në fushat inovative si teknologjia dhe siguria kibernetike.

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku) on

Të fundit