Flash News

KRYESORE

Takimi i mundshëm Rama-Basha-Meta në Këshillin Politik revolton Hajdarin: Nëse duan pazar, le të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë

Takimi i mundshëm Rama-Basha-Meta në Këshillin Politik revolton

Deputetja Rudina Hajdari reagon e revoltuar pas deklaratës së kryeministrit Rama se është i gatshëm të shkojë edhe vetë në Këshillin Politik për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese, nëse do të merrnin pjesë edhe Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Në një shënim në Facebook ajo shkruan se listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashtëparlamentare.

Por, sipas deputetes Hajdari, nëse ata duan pazar me Edi Ramën, le të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët.

“Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nëse kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët. Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre”, shkruan Hajdari.

Të fundit