Flash News

KRYESORE

Takimi i parë dhe i fundit i Arta Markut me Besim Hajdarmataj. Çfarë njoftonte Prokuroria e Përgjithshme

Takimi i parë dhe i fundit i Arta Markut me Besim Hajdarmataj.

Në 18 dhjetor të vitit të kaluar, Arta Marku u zgjodh vetëm me 69 votat e mazhorancës Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Në 22 janar, Marku zhvilloi takimin e parë dhe të fundit, me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj.

Për këtë takim, zyra e shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme shpërndau një njoftim për mediat, ku thuhej ndër të tjerash se “Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018. Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara”.

Por afro tre muaj pas këtij takimi, Marku vendosi shkarkimin e Hajdarmataj. Besim Hajdarmataj është një nga prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Njoftimi i Prokuorisë për takimin Marku-Hajdarmataj

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.

Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Kryeprokurorja znj.Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.

 

Të fundit