Flash News

KRYESORE

Takimi i presidentit Meta me komandantin e NATO-s: Baza ajrore në Kuçovë, një investim strategjik

Takimi i presidentit Meta me komandantin e NATO-s: Baza ajrore në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim komandatin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, gjeneralin Tod Wolters. Meta theksoi se në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 20 vite pas ndërhyjes ushtarake të Aleancës që i dha fund genocidit në Kosovë dhe rajon, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë dhe do të mbeten gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale”, theksoi Presidenti Meta.

Kreu i shtetit tha se Shqipëria është e interesuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik, ashtu edhe atë ushtarak dhe siguroi për gadishmërinë për të plotësuar jo vetëm të gjitha detyrimet por edhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Të fundit