Flash News

KRYESORE

Takimi i presidentit Meta me zyrtarin holandez: Integrimi në BE, projekti më strategjik i Shqipërisë

Takimi i presidentit Meta me zyrtarin holandez: Integrimi në BE, projekti

Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T.Z. Stef Blok, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar angazhim dhe përgjegjshmëri maksimale të të gjitha institucioneve  të vendit në kuadër të procesit të integrimit të vendit në BE.

Presidenti Meta vlerësoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, sidomos ndihmën në fushën e sundimit të ligjit dhe rritjen e investimeve holandeze në vendin tonë.

“Integrimi europian është projekti më strategjik i Shqipërisë, duke shpresuar që qershori i ardhshëm të shënojë çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian”, tha Meta.

Të fundit