Flash News

KRYESORE

Takimi i Ramës me kryeministrin Mitsotakis në Athinë, mediat greke: Do hidhen ‘themelet’ për marrëveshjen e detit

Takimi i Ramës me kryeministrin Mitsotakis në Athinë, mediat

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë ku do të takohet me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis, mediat greke shkruajnë se në tryezë do të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura pezull dhe pritet të hidhen themelet edhe për marrëveshjen e detit.

Sipas "euro2day.gr ", marrëveshja me Shqipërinë pritet të jetë e ngjashme me atë të Egjiptit për kufirin detar, por me kushte të tjera.

“Kryeministri grek pritet të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Egjiptian, pas marrëveshjes së të dy vendeve për caktimin e kufijve, ndërsa një marrëveshje e ngjashme, padyshim me kushte të tjera, pret të ketë sukses me z. Rama”, shkruan media greke.

Ndërkohë, ditën e nesërme Rama do të marrë pjesë në 09:00 në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Në të njëjtin panel do të ndodhen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, sot deputete e partisë qeverisëse, Dora Bakojani dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.

Të fundit