Flash News

KRYESORE

Takimi i Ramës me rektorë e dekanë, Mustafaj: Gjesti i kryeministrit, triumf i mosarsyes

Takimi i Ramës me rektorë e dekanë, Mustafaj: Gjesti i

Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme rektorë e dekanë dhe foli për rreth një orë para tyre, duke mos i dhënë fjalën asnjërit. Madje, ai bëri përgjegjës në një farë mënyrë vetë drejtuesit e universiteteve për situatën aktuale.

Gjestin e Ramës, analisti Besnik Mustafaj e konsideron triumf të mosarsyes të kryeministrit.

“Ky gjest që bëri ai dhe kjo fjalë që mbajti ai para trupës drejtuese të universiteteve publike është triumfi i mosarsyes. Ai foli për një orë të plotë për të thënë në mënyrë konfuze që gjendja është shumë më mire se sa ka qenë, që studentët janë turmë e manipuluar dhe që ju jeni fajtorët.  Ai u përpoq t’u thotë studentëve se nuk ka asnjë faj ai, se fajin e ka 2009-ta, Sali Berisha. Nuk ishte fjalimi i një njeriu që ka arsye. Në këtë pikë mua më duket një fjalim jo shpresëdhënës”, u shpreh ai, i nga studio e News 24.

Më tej i pyetur në lidhje me protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre, analisti i konsideroi minimaliste.

“Kërkesat e studentëve janë minimaliste. Është një protestë që po izolohet. Unë kam shpresuar shumë dhe po shpresoj se atë që bëjnë studentët në botën e qytetëruar ta bëjnë dhe studentët tanë. Më bën përshtypje fakti që edhe studentët e universiteteve private nuk janë bashkuar. Po bëhet një protestë horizontale, nuk ka përfaqësi. Bëhet për të shmangur kontrollin nga politika e estabilishmentit”, u shpreh më tej Mustafaj.

Të fundit