Flash News

KRYESORE

Takimi i Ramës në Shkup që kaloi në heshtje në Tiranë, ulet në një tavolinë me Gruevskin

Takimi i Ramës në Shkup që kaloi në heshtje në

Zhvillimet e dy ditëve të fundit ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rezultoi i përfshirë në një bandë të trafikut të drogës drejt Italisë, e larguan vëmendjen e medieve nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkup.

Gjatë aktivitetit me 100 sipërmarrjet më të mëdha në Evropën Juglindore, Rama ka gjetur kohën që të takohet edhe me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, kundërshtar i madh i tij.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se Rama dhe Gruevski kanë ndarë mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe objektivat strategjikë të Shkupit.

Por gjatë bisedës, Gruevski ka rikthyer diskutimin për platformën e partive shqiptare, duke i thënë Ramës se ajo nuk mund të kontribuojë në zhvillimin e miqësisë së sinqertë mdisi dy vendeve dhe minon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Gjithsesi, lideri i VMRO-DPMNE shprehu gatishmërinë e partisë së tij për të punuar me Tiranën, ndërsa vlerësoi mbështetjen për anëtarësimin në NATO.

Të fundit