Flash News

KRYESORE

Takimi i rëndësishëm i BE në Rumani, Shqipëria përfaqësohet me dy zv/ministra

Takimi i rëndësishëm i BE në Rumani, Shqipëria
Shqipëria është ftuar për të marrë pjesë në takimin e Gymnich në Rumani, që do të zhvillohet nga data 31 janar deri më 1 shkurt, midis ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe shteteve kandidate. Takimi që zhvillohet në kuadër të drejtimit të presidencës së BE nga Rumania, do të mbledhë personalitete të rëndësishme evropiane dhe drejtues të lartë të Brukselit. Ndërkohë, vendi ynë do të përfaqësohet në këtë takim të rëndësishëm me dy zv/ministra, pasi ministri i Jashtëm, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të jetë i pranishëm.

Politiko.al mëson se Gent Cakaj dhe Sokol Dedja do të përfaqësojnë Shqipërinë në takimin e Rumanisë.

Të fundit