Flash News

KRYESORE

Takimi i Vishegradit/ Haradinaj nuk merr pjesë. Vendimi një ditë pasi Zeman hodhi në Beograd idenë e tërheqjes së njohjes së Kosovës

Takimi i Vishegradit/ Haradinaj nuk merr pjesë. Vendimi një ditë

Ditën e enjte u zhvillua takimi i Vishegradit ku krerët e katër shteteve anëtare, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria kanë kërkuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian.

Në takimin që u zhvillua në Pragë ishin të pranishëm edhe liderët e pesë shteteve ballkanike, përveç atij të Kosovës, e cila u përfaqësua në nivel ambasadori.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk mori pjesë në këtë takim për shkak të impenjimeve rreth zgjedhjeve në Kosovë. Por Haradinaj e publikoi këtë vendim një ditë pas deklaratës së presidentit çek, Milosh Zeman, i cili tha në Beograd se do të diskutonte në lidhje me mundësine e tërheqjes së njohjes së Kosovës. Kujtojmë se Çekia e ka njohur shtetin e Kosovës në maj të vitit 2008.

Megjithatë, në një postim në rrjetet sociale Haradinaj nuk e ka përmendur këtë si fakt për mospjesmarrjen e tij.

Nga ana tjetër, zyrtarë të qeverisë dhe senatit në Çeki kanë reaguar ndaj deklaratës së Zemanit, duke e quajtur idenë e tij për tërheqjen e njohjes së Kosovës si joreale. Kryeministri çek, Andrej Babish u shpreh se nuk sheh arsye që Çekia të ndryshojë qendrim ndaj Kosovës.

Të fundit