Flash News

KRYESORE

Takimi i Vlorës, Top Channel: Rama rikonfirmoi Erion Veliajn kandidat për Tiranën

Takimi i Vlorës, Top Channel: Rama rikonfirmoi Erion Veliajn kandidat

Në ditën e dytë të takimit të kryeministrit Edi Rama me ministrat e qeverisë, në qytetin e Vlorës, janë marrë dy vendime të rëndësishme.

Top Channel raporton se Rama ka rikonfirmuar sot Erion Veliajn kandidat për bashkinë e Tiranës, për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

“Në përfundim të punimeve, kur janë larguar ministrat, në takim kanë mbetur Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Bledi Çuçi dhe Erion Veliaj, duke dhënë kështu sinjalin e konfirmimit të kryetarit aktual bashkiak të kryeqytetit për një mandat të dytë”, raporton ky televizion.

Ndërkohë, për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste është vendosur si datë 7 shtatori.

Të fundit