Flash News

KRYESORE

Takimi jashtë agjendës, Basha ndalon Mogherinin në Rinas: Kam diçka për të treguar

Takimi jashtë agjendës, Basha ndalon Mogherinin në Rinas: Kam

Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar në ambientetet e aeroportit të Rinasit me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndonëse kjo nuk ishte parashikuar në agjendë. Basha ndodhej në Berlin ku zhvilloi disa takime të rëndësishme me zyrtarët gjermanë dhe për këtë arsye Partia Demokratike u prezantua në takimin në Tiranë me Mogherinin nga nënkryetari Edi Paloka dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Tritan Shehu.

Gjithsesi, Basha ka patur diçka urgjente për të diskutuar me Mogherinin dhe kjo është arsyeja përse ai e priti në ambientetet e aeroportit, përpara se Mogherini të niset drejt Maqedonisë.

“Kam diçka për të treguar”, iu drejtua Bashës përfaqësueses së BE-së dhe në këtë moment u ndërpre transmetimi direkt në faqen e tij në ‘Facebook’.

Gjatë vizitës në Berlin, Basha ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, si një zhvillim i rëndësishëm për vendin.

Të fundit