Flash News

KRYESORE

Takimi i Korçës, Kotzias: Nuk kemi probleme të mëdha me Shqipërinë. Hahn: Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Takimi i Korçës, Kotzias: Nuk kemi probleme të mëdha me

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias beson se do gjendet zgjidhje për disa nga problemet me Shqipërinë në takimin e 20 janarit që ai do të zhvillojë me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, në qytetin e Korçës.

Gjatë takimit me komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Kotzias ka deklaruar se “me Shqipërinë nuk kemi probleme shumë të mëdha që nuk mund të zgjidhen”.

Ndërkohë, Hahn ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në mënyrë që Brukseli të rrisë ndikimin me këto shtete. Ai e konsideroi 2018-ën si vitin e riaktivizimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit