Flash News

KRYESORE

Takimi me kreun e KiE-s, Tritan Shehu: Bushati, mashtrim fëminor socialist për përmbajtjen!

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar, duke përgënjehstruar ato që kishte thënë kolegu i tij socialist Ervin Bushati, lidhurme një takim të zhvilluar me kryetarin e sapozgjehdur të Asamblesë së KiE-s Nicoleta.

Bushati kishte shkruar në Facebook ndër të tjera: “1 SHTET & 1 HAP NË BASHKIMIN EUROPIAN: PËR INTEGRIMIN BASHKË ME OPOZITËN!... Gjatë takimit, diskutuam mbi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE edhe Asambleja, si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë, dhe më gjerë në rajon. Në këtë kontekst, u nënvizua, kontributi i KiE për përmbushjen e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, dhe rritjes së paqes dhe sigurisë në rajon. NE Shqiptarët ... jemi Europianë: Meritojmë të jemi në Evropë sepse ndajmë vlerat europiane”.

Por Shehu ka reaguar duke e quajtur: “NJE “MANIPULIM FEMINOR” SOCIALIST. Ne menyre jo serioze e jo etike Z.Ervin Bushati ne postimin e tij deformon te verteten e takimit te delegacionit shqiptar me Z.Nicoleta, kryetarin e sapo zgjedhur te Asamblese se KiE.

Qellimi e tematika e takimit nuk ishin as niveli i demokracise ne Shqiperi, as standartet e zgjedhjeve te kaluara, as reforma ne drejtesi.

Keto po diskutohen keto dite ne menyre te vecante nga ne me monitoruesit per Shqiperine te kesaj Asambleje.

Qellimi i takimit ishte mbeshtetja e Kosoves ne rrugen e saj te afrimit me KiE, diskutimet reth ngjarjeve te fundit aty etj te kesaj natyre.

Pa dyshim uruam Z.Nicoleta per zgjedhjen e tij ne kete post te rendesishem, i transmetuam deshiren per nje vizite te tij ne Shqiperi, si dhe u shprehen konsideratat e larta per mbeshtetjen qe KiE e Asamblea e saj i japin vendit tone.

Nje here tjeter mund ta pershkruaj me me hollesi permbajtjen e atij takimi te rendesishem, por qe keshtu cvleresohet nga koleget socialiste.

LE TE JEMI SERIOZE SE PAKU NE KETO NIVELE MAREDHENIESH EDHE KUR PERDORIM FB.” – ka qenë deklarata e deputetit demokrat.

 

 

Të fundit