Flash News

KRYESORE

Takimi me Arta Markun në kryeministri, Rama kapet me gazetarët: Një burim mediatik e kemi listuar të shpifësit, janë hapur gjyqe

Takimi me Arta Markun në kryeministri, Rama kapet me gazetarët:

Kryeministri Edi Rama pranon se sot është takuar në zyrën e tij në kryeministri me kryeprokuroren Arta Marku.

Megjithatë, Rama hodhi poshtë faktin se takimi mes tyre ka qenë në vazhdën e protestës së opozitës mbrëmë në kryeqytet. Madje, ai tha se ka nisur ndjekja ligjore ndaj një medie që sipas tij është kërkuar në mënyrë të paligjshme që të çoje hetimin e protestës te krimet e renda.

“Një burim mediatik e kemi listuar në atë listën e zyrës që punon me shpifjet, janë shumë gjyqe që janë hapur, sepse kishte nxjerrë që unë e paskam thirrur dhe paskam kërkuar në mënyrë të paligjshme që të çoje hetimin e protestës te krimet e renda dhe ai më ka refuzuar. Ky është një film.

E kam thirrur bashkë me zyrtarë të tjerë për të nënvizuar domosdoshmërinë për të rritur vëmendjen për një mesazh i kërcënimit të rendit kushtetues,  që është dhënë dje për institucion ligjzbatuse dhe ky mesazh nuk do të gjej rruge për zbatim”, u shpreh kryeministri.

Të fundit