Flash News

KRYESORE

Takimi me Bashën, reagon ambasada amerikane: Kim nxiti palët të përfundojnë kodin zgjedhor

Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut mbi takimin e liderit demokrat Lulzim Basha me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ambasada shkruan se gjatë këtij takimi ambasadorja Kim ka nxitur të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor.

Më tej shton se ambasadorja Kim konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.

🇦🇱 │ Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”, shkruan ambasada amerikane në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Të fundit