Flash News

KRYESORE

Takimi me Bashën, Vjosa Osmani: PD një zë i çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh

Takimi me Bashën, Vjosa Osmani: PD një zë i çmuar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm në Kosovë ku është takuar me politikanët atje, mes të cilëve me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin.

Gjatë konferencës së përbashkët për media në Prishtinë, Osmani përgëzoi PD duke e cilësuar si një zë me vlerë kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim të kufijve në Kosovë.

Ajo shtoi se nevojitet një bashkëpunim Kosovë-Shqipëri në shumë aspekte për të përmirësuar raportet bilaterale të dy vendeve.

“Kënaqësi të pres zotin Basha në shtëpinë e tij të dytë në Prishtinë. Patëm një diskutim të mirë për sukseset që kemi arritur në të kaluarën dhe si mund ta rrisim bashkëpunimin tani. Është e nevojshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka shumë hapësirë ku mund të përmirësojmë raportet tona biletarale, veçanërisht në aspektin ndërkombëtar.

Një bashkërendim në politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë ka patur gjithnjë sukses, kur ai ka qenë i sinqertë dhe ka qenë në linjë të plotë me interesin e shtetit dhe qytetarëve tanë.

Falenderova zotin Basha për zërin e çmuar tijin dhe të PD kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë më zë po kaq të qartë sa të Bashës.

Idetë për ndryshim kufijsh shkojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës dhe kundër investimit ndërkombëtar që Kosova të jetë shtet i suksesshëm në kufijtë e saj aktualë si shtet Sovran”, tha Osmani.

Të fundit