Flash News

KRYESORE

Takimi me deputetët e opozitës së re, ambasada amerikane zbardh diskutimin me ambasadoren Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me deputetët e opozitës së re Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin.

Ambasada Amerikane përmes njw postimi ‘Facebook’ ka zbardhur takimin e ambasadores me dy opozitarët.

Ambasada njofton se gjatë takimit Yuri Kim i ka shprehur deputetëve të opozitës vlerësimin e saj për angazhimin e tyre në Parlament.

Po ashtu tregon se dy deputetët biseduan edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament. Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj”, shkruan ambasada amerikane.

Të fundit