Flash News

KRYESORE

Takimi me kryetarët e LSI në rrethe, Kryemadhi:Të gjithë strukturat e LSI-së në këmbë kundër kryeministrit të drogës dhe varfërisë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar  në një takim me krerët e LSI-së nëpër rrethe ku u diskutua për organizimin e protestave të paralajmëruar më herët.

Kryemadhi u shpreh se ka ardhur koha të të ngrihemi të gjithë  në protestë kundër kryeministrit të drogës dhe të varfërisë. Ndër të tjera ajo kërkoi prej tyre një organizim kapilar të LSI-së pa kompromis ndaj banditizmit qeveritar.  Kryetarja e LSI-së gjithashtu tha se kërkohet nga çdo familje dhe në çdo shesh një rezistencë për pjesëmarrjen në protestë.

Kryemadhi deklaroi se do të formohet një front i gjerë kombëtar opozitar i cili do të vihet përballë rilindjes, të cilën ajo e konsideron të vetmuar dhe  të lidhur me krimin.

Të fundit