Flash News

KRYESORE

"Takimi me Macron zgjati më shumë sesa ishte planifikuar", Rama: Çfarë më tha presidenti francez për çeljen e negociatave

"Takimi me Macron zgjati më shumë sesa ishte planifikuar",

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së ka folur për takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Takimi zgjati përtej asaj që ishte parashikuar. Dëgjova nga Presidenti fjalë inkurajuese për Shqipërinë. Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër pasi sipas tij nuk është vetëm çështja e Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat citoi se meritojnë vlerësimin më të lartë, por është tema e gjerë e reformimit të Europës”, u shpreh kryeministri Rama.

Më tej ai shtoi se tashmë është më optimist për çeljen e negociatave.

“Por çka unë besoj se mund t’iu them pa hezitim është se jam më optimist pas takimit sesa para takimit. Ka akoma javë dhe punë për të bërë në realizimin e këtij objektivi madhor, por gjë mangut nuk do t’i lë”, tha Rama.

Të fundit